16 Tetor, 2022

Reperja e njohur bie pre e grabitjes, hajdutet i vjedhin bizhuteritë me vlerë 400 mijë dollarë


Reperja e njohur Megan Thee Stallion ka rënë pre e një grabitjeje në shtëpinë e saj në Los Angelos.

Reperja e “Hot Girl Summer” e bëri të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në Tëitter, pasi u publikua lajmi se shtëpia e saj në Los Anxhelos ishte grabitur ndërsa ajo ishte në Nju Jork.

“Gjërat materiale mund të zëvendësohen, por jam e lumtur që të gjithë janë të sigurt ???,” shkroi ajo, duke shtuar më vonë, “Më vjen keq, por pas SNL, me të vërtetë duhet të bëj një pushim, jam shumë e lodhur, fizikisht dhe emocionalisht.”

Shtëpia e 27-vjeçares në LA u grabit të enjten në mbrëmje, me hajdutët të cilët morën me vete sende me vlerë.

Sipas TMZ, dy burra të veshur me kapuç dhe doreza thyen një derë xhami në pjesën e pasme të shtëpisë së reperes.

Burimet zbuluan se grabitësit u larguan nga rezidenca me 300,000 deri në 400,000 dollarë, (pajisje elektronike dhe bizhuteri).

Kujtojmë se reperja po përballet dhe me një problem ligjor pasi akuzoi Tory Lanez se e kishte qëlluar atë në vitin 2020. Krijuesja e hitit “Thot S-t” pësoi disa plagë me armë zjarri në këmbë në qershor 2021 dhe pretendoi se ishte shoku i tij reperi Lanez, 30 vjeç, i cili qëlloi të shtënat.

Megan gjithashtu hapi një faqe në internet ku foli për problemet e shëndeti mendor.

Reperja “Sweetest Pie” la të kuptohet për problemet e saj të shëndetit mendor në fillim të këtij viti në një intervistë për Rolling Stone.

“Po përpiqem çdo ditë ta kaloj atë dhe të jem mirë. Ndihem shumë keq sepse nuk më duket se dikush po më merr seriozisht, por nuk dua që ata të më shohin duke qarë,” tha ajo. “Nuk dua që ata ta dinë se unë ndihem kështu”.

© Panoramaplus.al