Reperja e famshme, Nicki Minaj, i ka habitur fansat e saj pas një publikimi që ka bërë në rrjetin social “Twitter”.

Minaj ka lajmëruar se dot ë heqë dorë përfundimisht nga karriera e saj, pasi dëshiron që të krijojë familje.

“Kam vendosur të heq dorë nga muzika dhe të krijoj një familje. E di që jeni të lumtur tani. Fansat që më mbështesin, më mbështesin deri në vdekje. Ju dua,” shkruan ajo në Twitter.
Reperja është në një lidhje dashurie me Kenneth Perry, i cili disa herë ka patur probleme me ligjin. Ai që në moshën 15–vjeçare është i dënuar për “përdhunim” dhe më pas për “vrasje me paramendim”.

Thuhet se ata janë martuar në fshehtësi, megjithatë ende nuk dihet asnjë informacion i saktë.
Ndërsa kujtojmë se albumet e saj solo kanë shitur miliona kopje. Ajo ka patur bashkëpunime me emra të njohur si David Guetta, Madonna, Ariana Grande, Kanye West, Justin Bieber dhe shumë të tjerë.
Nicki Minaj është nominuar gjithashtu për 10 çmime “Grammy”, ka fituar pesë “MTV Video Music Awards”. Madje reperja ka thyer edhe rekordin për më shumë kryesime nga një artiste femër solo në listën botërore “Billboard Hot 100”.


