4 Prill, 2019

Reperi Snoop Dogg bashkëpunon me këngëtaren shqiptare, nesër publikohet kënga


Arritjet e këngëtares shqiptare, Eleni Foureira, duket se nuk kanë të ndalur. Shumë shpejt ajo do të sjellë hitin e ri të verës në bashkëpunim me një ndër reperët me të famshëm në botë.

Është fjala për reperin Snoop Dogg, dhe bëhet e ditur se kënga do të publikohet ditën e premte.

Kënga e Kaan, Snoop Dogg dhe Eleni Foureira-s, e cila del pikërisht nesër më 5 prill, titullohet “Sirens”. Sipas mediave greke, klipi është xhiruar në Los Anxheles dhe Athinë.

Eleni ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një video të shkurtër nga klipi.

 

View this post on Instagram

 

Take a glimpse of “Sirens” ? SIRENS ? 5/4 !!! @kaanfirstclass @snoopdogg

A post shared by Eleni Foureira (@foureira) on


Ndërkohë koreografia u redaktua nga Eddy Morales, koreograf i Mariah Carey, Justin Timberlake dhe Janet Jackson.

© Panoramaplus.al