Reperi i njohur Majk ka publikuar pak ditë më parë këngën e tij më të re me titull “Qikita”. Duket se kjo këngë i dedikohet një femre që po ia merr mendjen atij.

Ndërsa sot reperi ka zbuluar arsyen përse është ende beqar. Në profilin e tij në “Instagram” ka postuar një foto me një shkrim rreth fenomenit që ekziston në Kosovë.

“Shtikllat (takat) 1000 euro, iPhonin 1000 euro, cantën e dorës 1000 euro, e rrogën e kanë 300 euro, ose janë pa punë… Femrat në qytetin tim, ëoë si e bëni këtë. Dmth ju jeni mrekulli”, shkruhej në fotografinë e publikuar nga Majk.
Këtë foto ai e shoqëroi me një shkrim ku thoshte se kjo është arsyeja përse vazhdon të mbetet beqar.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
