Një muaj më parë u komentua shumë një deklaratë e reperit S4MM që bëri në lidhje me këngëtaren, Ronela Hajati. Ai tha se e ka fiksim Ronelën, madje shpesh shkon në “Instagram”-in e saj dhe sheh fotografitë që ajo publikon.

Në të njëjtën kohë, S4MM publikoi në profilin e tij në “Instagram” një foto të këngëtares ku ajo shfaqej topless dhe postimin e shoqëronte me “Ufff”.

Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe Ronela për herë të parë. Në një intervistë për “Jo vetëm modë”, ajo i ka uruar suksese reperit S4MM.

“Nuk e njoh personalisht këtë djalin, por suksese. Nuk e diskutoj që është një shaka shumë dashamirëse”, u shpreh Ronela.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
