28 Gusht, 2019

Reperi i njohur shqiptar jep lajmin e bukur: Po qaj ndërsa…


Reperi i famshëm shqiptar, Gashi, ka zbuluar se ka një arsye të madhe për të festuar dhe për të qenë i lumtur.

Këtë të mërkurë, ai bëri të ditur se nga sot e tutje ka dalë në shitje albumi i tij i parë, që mban emrin e tij.

Në një postim në “Instagram”, reperi shprehet shumë i emocionuar për këtë risi. Ai shkruan se e ka bërë postimin e cover-it të albumit në “Instagram”, duke qarë.

“Albumi im i parë!!!! Dua t’ju falenderoj të gjithëve që pritët! Po qaj ndërsa postoj këtë!!!! “GASHi” 2019”, shkruan Gashi krahas fotos.

Reperi ka publikuar së fundmi një tjetër projekt muzikor në bashkëpunim me DJ Snake.

Kënga titullohet “Safety” dhe është bashkëpunimi i dytë i këngëtarit me Dj-in e njohur në mbarë botën, pas atij të parit që titullohet “Paris”.

© Panoramaplus.al