5 Dhjetor, 2018

Reperi i njohur ka mohuar atësinë e djalit? Majlinda flet troç për raportin me të: Ç’do i thuash Roanit kur të rritet?


Reperi i njohur Majk nisi një ditë më parë një debat në lidhje me arsyen se pse nuk e takon djalin e tij, Roan. Ai u shpreh se ishte e ëma e vogëlushit që nuk e linte ta takonte atë.

“Djalin tim nuk ma le me e pa nëna e vet vetëm sepse jemi ndarë dhe nuk mundet ta pranojë se ndarja është proces jetësor dhe diçka që u bë. Zoti është i madh, vonon pak, por nuk harron. Ti nuk mundesh ta dish kurrë çfarë kam në zemër e sa më do zemra me e pa, e sa dua me e pas afër. Po është hera e parë dhe e fundit që unë i jap llogari njerëzve si ti”, shkroi dje reperi i revoltuar.

Për këtë arsye ka reaguar vetë Majlinda Zeka, e cila nëpërmjet një postimi në “Instagram” tregon për herë të parë se Majk e ka mohuar atësinë e djalit kur ka mësuar lajmin për shtatzëninë.

Ajo e quan reperin “një person që ul çdo femër pasi përfundon lidhjen”. Ndërsa nuk rri pa i kërkuar Majkut që njerëzimin dhe karrierën t’i ndajë nga njëra-tjetra. E të mos justifikojë veten përmes postimeve.

“U përgjigje para komentuesve. Po si do t’i përgjigjesh ndërgjegjes tënde ose kur djali të rritet dhe të të pyesë për të gjitha këto drama që do të mbesin dëshmia më e mirë në internet.

Ndoshta edhe atëherë fajin do ta adresosh te unë. Por shpresoj që të trokasë ndërgjegjja një ditë e për hir të gjakut tënd e asgjë më shumë, të mos i krijosh fëmijës tënd parehati në fëmijërinë e tij”, shkruan Majlinda.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al