Ditën e sotme reperi i njohur Mozzik feston 23-vjetorin e lindjes. Ai ka vendosur që këtë ditë të veçantë ta presë në një mënyrë paksa të çuditshme.

Fillimisht Mozzik ka postuar në “Instastory” disa fotografi ku ai shfaqet në moshë fare të vogël, e më pas ka postuar një video. Aty ai shfaqet teksa këndon këngën e ditëlindjes dhe duke thyer dy vezë mbi kokë njëra pas tjetrës.

Reperi i njohur gjithashtu ka postuar një fotografi në profilin e tij në “Instagram”, ku falënderon të gjithë ata që ka pasur pranë deri më sot.
“Sapo mbusha 23 vite !
Zoti im i madh të jam falenderues për çdo frymëmarrje deri sot,e çdo të mirë në jetë që zuri vend,e do vazhdoj kshtu inshallah edhe shumë vite tjera .
Faleminderit Familjës qe më dhanë “kohë” e jo rrahje/dajak që ti bëj krenar me punën time .
Faleminderit Gruaja ime për dashurinë e respektin,e sinqeriterin ndaj meje,që çdo ditë e më shumë vetëm po rritet.
Shoqëri e dashur faleminderit për çdo të mirë që më afruat qfarë do që ka qenë..i’u jam falenderues.
Fansa..ndihem i fyer t’iu çuaj fansa sepse vërtetë keni krijuar një vend të madh në zemren time,vërtetë jeni me mua në çfarë do lloj situate , faleminderit .Gëzuar për mua”, ka shkruar ai.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
