Reperi, Bim Bimma, është shprehur se kolegu i tij Skivi, ish-anëtar i “Babastars” është ndër më të patalentuarit.

Teksa ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Ndrrimi i Natës”, ai u pyet për marrëdhëniet me kolegët dhe muzikën rep në Kosovë dhe Shqipëri.

Ndërkohë gjatë lojës së famshme “Haje ose Thuaje”, Bim Bimma tha pa frikë se kush është reperi më i patalentuar sipas tij.
“Është Skivi”, tha reperi teksa preferoi që mos t’i përgjigjej moderatorit kur e pyeti: “Pse?”.

Gjatë kësaj interviste, Bim Bimma foli gjithashtu edhe për largimin nga grupi P.I.NT që kishte krijuar bashkë me Mc Kresha0n the Lyrical Son.
“Kam menduar që kemi vizion të njëjtë, vizion ndryshe e tendenca të tjera për muzikë e sidomos plane të tjera për artistët e ri”, tha reperi.

