9 Gusht, 2023

Reperi i njohur dënohet me 10 vite burg, ja për çfarë akuzohet


Reperi i njohur kanadez, Tory Lanez është dënuar me 10 vjet pasi u shpall fajtor për plagosjen e fitueses së çmimit ‘Grammy’, Megan Pete, ngjarje kjo e cila ndodhi tre vite më parë.

Sipas Associated Press, në fillim të procedurave të së hënës, Lanez kishte dorëzuar gjykatësit David Herriford mbi 70 letra mbrojtëse, duke përfshirë një shënim nga reperi “Fancy” Iggy Azalea, duke kërkuar kështui një vendim më të lehtë nga gjykata.

Pas një gjyqi 9-ditor, më 23 dhjetor 2022, vendimi u dha nga një juri në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, duke dënuar 31-vjeçarin nën akuzën pagosje me paramendim të Megan me një armë zjarri, të cilën ai e kishte pa leje.

Juria e mori vendimin siç duhej“, tha avokati i saj Alex Spiro për People në vitin 2022. “Jam mirënjohës që ka drejtësi për Megan.

Kujtojmë që çdo gjë filloi pas një debati të fortë mes Lanez dhe Pete, teksa kjo e fundit doli nga makina dhe u qëllua në këmbë me armë zjarri nga reperi. Lanez u akuzua për tre akuza sulmi me një armë zjarri gjysmë automatike, mbajtjen e një arme zjarri të mbushur dhe të paregjistruar në një automjet dhe shkarkimin të një arme zjarri nga pakujdesia e rëndë, sipas prokurorëve.

© Panoramaplus.al