19 Qershor, 2019

Reperi i famshëm kërkon një të dashur, por ka një kusht për të: Duhet të kuptojë se jam…


Reperi i famshëm shqiptar, Gashi, është duke korrur sukses jashtë kufijve me muzikën e tij.

Pas hiteve të njëpasnjëshme që priten mjaft mirë nga publiku, duket se tani Gashi po mendon për dashurinë.

Reperi i cili është mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe bën postime në lidhje me jetën e tij private, së fundmi ka kërkuar një të dashur.

Por duket se Gashi ka një kusht. E dashura e tij duhet që të pranojë jetën e tij prej beqari.

“Dua një të dashur që të kuptojë se jam beqar”, shkruan reperi në postimin në “Twitter”, ku lë të kuptojë se do që të shijojë jetën i pavarur.

© Panoramaplus.al