2 Shtator, 2019

Renis Gjoka zbulon për herë të parë portretin e së bijës: Sa të dua moj (FOTO)


Këngëtari i njohur, Renis Gjoka, u bë baba pak javë më parë dhe lajmi erdhi i papritur për fansat e tij, pasi ai nuk kishte zbuluar as identitetin e partneres.

Edhe pse historia e dashurisë mes Renisit dhe ekonomistet me emrin Jona ka nisur që në vitin 2010, këngëtari ka qenë mjaft i kujdesur që ta mbajë atë larg vëmendjes së mediave.

Por pas lindjes së Auras, lidhja e tij u bë publike. Këngëtari ka vendosur madje që të zbulojë edhe portretin e vogëlushes.

Renisi ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” një foto ku shfaqet teksa pushon së bashku me të bijën e krahas saj shkruan: “Po sa të du moj”.

© Panoramaplus.al