1 Janar, 2023

Renis Gjoka jep lajmin emocionues, këngëtari do të bëhet baba për herë të dytë


Këngëtari i njohur Renis Gjoka do të bëhet baba për herë të dytë.

Lajmin e ka zbuluar vetë artisti nëpërmjet një interviste ekskluzivisht për “TAR”. Teksa u pyet se si ishte viti 2022 për të, Renisi nuk ngurroi të jepte dhe lajmin e gëzueshëm për publikun.

“Një vit i shkëlqyer, falënderoj zotin që më ka dhënë të gjitha këto mundësi. Kam përsëri gjëra të reja për të bërë në janar. Dhjetori ka qenë një muaj shumë i ngarkuar. Për pak nisem në Mal të Zi sepse jam në krye të detyrës.

Bashkëshortja është shtatzënë, së shpejti bëhem baba për herë të dytë”– u  shpreh ai.

Kujtojmë se këngëtari ka qenë mjaft i rezervuar mbi jetën e tij private. Renisi është gjithashtu baba i një vajze, të cilën e quajnë Aura.

© Panoramaplus.al