31 Gusht, 2019

Renee po qëndron me Robertin pas ndarjes së prindërve? Reagon Nora Istrefi


Prej disa ditësh po flitet për lajmin e ndarjes së dy këngëtarëve të njohur, Nora Istrefi dhe Robert Berisha.

Ishte ky i fundit ai që bëri të ditur se nuk ishin më bashkë, nëpërmjet një postimi në “Instagram”, të cilin e fshiu më pas.

Pas lajmit të ndarjes, Roberti publikoi momente të ndryshme me të bijën, Renee, ku të gjithë menduan se ajo po qëndron me të.

Por pas këtyre ka vendosur që të reagojë Nora, e cila ka postuar në “Instagram” momente së bashku me të voglën e saj.

Disa orë më parë ajo tregoi se ishte në aeroport dhe po largohej nga Prishtina, ndërsa së fundmi ka treguar se ka edhe Renee me vete.

Këngëtarja e ka filmuar Renee-n teksa ha akullore pranë saj. Ndërsa në një tjetër postim ajo shfaqet me të bijën, të ulura pranë njëra tjetrës, ndërkohë që Nora e përkëdhel mbi kokë.

© Panoramaplus.al