30 Korrik, 2019

Renato Mekolli zbulon se kur do të nisë “Hell’s Kitchen Albania 2”


Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ka zbuluar ditën e sotme se kanë nisur punimet për “Hell’s Kitchen Albania 2” dhe po bëhet një punë kolosale.

Renato ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” një foto ku shfaqen punimet e tregon se kur do të nisë programi i shumëpritur.

“Hell’s Kitchen Albania 2′ Puna vazhdon…1000 metër katror ‘Hell’s Kitchen’ në studion gjigande Nova të ‘Top Channel’ po punohet me ritme të shpejta, për të sjellë një super garë e një super ‘reality show’. Kuzhinë e re dhe një shtëpi e re gati për të gjithë. Nga Tetori kuzhina më e famshme në Shqipëri do të ndezi zjarrin në gjithë Shqipërinë”, ka shkruar Renato krahas fotos.

Ndërkohë më herët shefi i kuzhinës ka treguar se këtë vit do të jetë edhe më i egër se vitin e kaluar dhe ky sezon do të jetë i gjithi risi.

© Panoramaplus.al