26 Prill, 2019

Renato Mekolli nuk do të ndryshojë, por ja detajet e para nga “Hell’s Kitchen” (VIDEO)


Shumë shpejt do të nisë transmetimin sezoni i dytë i “Hell’s Kithchen”, ku mesa duket do të jetë shumë ndryshe.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë shefi i kuzhinës, Renato Mekolli, i cili shprehet se ai nuk ka ndryshuar dhe do të jetë i njëjti. Por ambientet e “Hell’s Kitchen Albania 2” kanë ndryshua, e do të përfshijnë një kuzhinë moderne dhe gjigante, pishinë dhe kopsht ku konkurrentët do të mund të relaksohen nga nervat e kuzhinës.

Në profilin e tij në “Instagram”, Renato ka publikuar një foto e video nga këto ambiente, ku shihet se çdo gjë po bëhet nga e para.

“Hell’s Kitchen Albania 2. Jeni gati?

Kjo që po ndodh në studion më gjigande “Nova” të Top Channel, që për herë te parë hapet për Hell’s Kitchen, nuk ka ndodhur kurrë më parë në nje Reality Show gatimi. Çdo gjë nga e para: një kuzhinë moderne dhe gjigande, shtëpia më luksoze që ka pasur një Reality Show gatimi deri më tani, pishina dhe kopshti ku do të relaksohen konkurrentët nga nervat e kuzhinës, stresi mes tyre si edhe shumë surpriza të tjera na presin këtë sezon. Bëhuni gati, unë nuk do të ndryshoj, Hell’s Kitchen po!”, shkruan Renato.

 

View this post on Instagram

 

Hell’s Kitchen Albania 2 Jeni gati? Kjo që po ndodh në studion më gjigande “Nova” të Top Channel, që për herë te parë hapet për Hell’s Kitchen, nuk ka ndodhur kurrë më parë në nje Reality Show gatimi. Çdo gjë nga e para: një kuzhinë moderne dhe gjigande, shtëpia më luksoze që ka pasur një Reality Show gatimi deri më tani, pishina dhe kopshti ku do të relaksohen konkurrentët nga nervat e kuzhinës, stresi mes tyre si edhe shumë surpriza të tjera na presin këtë sezon. Bëhuni gati, unë nuk do të ndryshoj, Hell’s Kitchen po ? Dhe të dashur miq, përsa i përket emisionit të fëmijëve, nuk do të fillojë këtë kohë, ashtu siç ju kisha premtuar, për shkak të punës gjigande që po bëhet për Hell’s Kitchen, por do të fillojë në një moment më të vonshëm. Deri atëherë, ju përqafoj të gjithëve ? Për të reklamuar biznesin tuaj në Hell’s Kitchen më kontaktoni në inbox ? ☺️

A post shared by Renato Mekolli (@renatomekolli) on


Gjithashtu Mekolli ka sqaruar se emisioni i fëmijëve për të cilën kishte premtuar se do të fillonte këto kohë, për shkak të angazhimeve me “Hell’s Kitchen” shtyhet për një moment tjetër.

© Panoramaplus.al