8 Korrik, 2019

Rekordi i Dhurata Dorës, në dy muaj e gjysmë 170 milionë klikime për këngën “Zemër”


Pa diskutim që Dhurata Dora është një nga këngëtaret më të mira dhe më të pëlqyera të momentit.

Ajo ka pasur me të vërtetë një nuhatje fantastike në muzikë, pasi që në këngën e parë arriti të bëhet e njohur dhe kënga u bë menjëherë hit.

Por bingon e vërtetë ajo e bëri me këngën “Zemër”, të publikuar në fund të prillit të këtij viti. Kënga ka arritur një rekord prej rreth 170 milionë klikimesh, shifër kjo e denjë vetëm për këngëtarë me famë ndërkombëtare.

Pa dyshim që këtu ka meritë edhe këngëtari Soolking, i cili momentalisht është shumë i pëlqyer në Francë dhe më gjerë. Duke qenë me origjinë arabe, ai ka shumë fansa edhe në vendet arabe, kështu që automatikisht kënga është dëgjuar dhe klikuar jo vetëm nga popullsia shqipfolëse.

Madje, në rreth 100 mijë komentet që kënga ka marrë në “Youtube”, shumica janë të shkruara arabisht, apo frëngjisht. Gjithsesi, duhet thënë se për momentin kjo është kënga më e suksesshme e këtij viti dhe për këtë ne komplimentojmë Dhuratën, duke uruar që të sjellë të tjera këngë po kaq të bukura.

© Panoramaplus.al