20 Shkurt, 2022

Regjistrimi i “Post Big Brother VIP”, a mori pjesë Donaldi?


Ditën e sotme është regjistruar “Post Big Brother VIP” që do të ndahet për t’u transmetuar në tre ditë të ndryshme për 2 javët që do të vijnë, duke zëvëndësuar kohën televizive të vetë spektaklit.

Të gjithë ish-banorët së bashku me opinionistët janë mbledhur në studiot e “Top Channel” për të diskutuar edhe një herë të gjitha situatat mes tyre gjatë këtyre katër muajve. Në rrjetet sociale janë publikuar foto e video të ndryshme te tyre. Mirëpo, ajo që është vënë re është mungesa e Donaldit. Ai nuk është shfaqur në asnjërin prej postimeve të tyre e po ashtu as vetë nuk ka bërë asnjë postim në rrjetet sociale.

Media të ndryshme shkruajnë së ai ka vendosur mos të shkojë në “Post Big Brother VIP”, xhirimet e të cilit do zgjasin për disa orë. Megjithatë, nuk dihet ende me siguri se çfarë vendimi ka marrë ai.

Në Internet qarkullojnë video të ndryshme që pretendojnë se Romeo është përplasur me produksionin pasi Iliri u shpall fitues. Po ashtu, thuhet se Donaldi dhe Romeo kanë hequr dorë nga emisioni i tyre “Më lëër të flas”. Të dy vëllezërit kanë hequr nga Instagrami videon prezantuese të emisionit “Më lër të flas” e po ashtu Donaldi nuk ndjek më Arbana Osmanin, Lori dhe Sara Hoxhën.

Në fillim të shkurtit, produksioni u dha mundësi Donaldit dhe Romoes të kishin një emision të tyrin. Ai do mbante emrin “Më lër të flas” dhe pritej të niste së shpejti primetime në “Top Channel”. Përmes një video-mesazhi për Donaldin, Romeo u shpreh se puna kishte nisur dhe stafi po merrej me skenografinë dhe detajet e tjera.

Ditën e djeshme Donaldi reagoi përmes një videoje në Instagram ku falenderoi ndjekësit për mbështejtjen. “Me votuat për një fitore që nuk e mora”- shprehej ai mes të tjerash. Po ashtu, aktori tha se do ndërtojë 4 shtëpi për njerëzit në nevojë në Shqipëri dhe Kosovë. Për këtë ai ftoi edhe Ilir Shaqirin t’i bashkohej.

© Panoramaplus.al