Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre pas 17 vitesh së bashku.
Çifti organizuar një dasmë familjare në një anije në bregdetin shqiptar më 12 korrik dhe këngëtarja ka ndarë me ndjekësit disa pamje nga ceremonia, mes tyre edhe momentin kur dhëndri duhet të digjte shaminë e beqarit.
Por Ermal Hoxha ka “refuzuar” ta djegë shaminë, duke i nxjerrë gishtin e mesit bashkëshortes së tij, për të treguar se dëshiron të mbetet “beqar i përjetshëm”.
Megjithatë Rezarta Shkurta s’ka ndërmend të heqë dorë derisa Ermal Hoxha ta djegë shaminë, edhe nëse do t’i duhet të bëjë një dasmë tjetër.
Dhe “paralajmërimin” e dha në një status në Instagram, ku shkroi: “Taksirat një dasmë tjetër derisa të djegësh atë shamiii të beqarit”.
Mesa duket do kemi sërish një ceremoni martese nga ana e çiftit.

















