Beatrix Ramosaj refuzoi të futej në shtëpinë e “BBVIP” të premten e kaluar, për shkak të batutave të bëra nga Ermal Mamaqi dhe Salsano Rrapi. Menjëherë në rrjet u tha se këngëtarja është larguar jashtë vendit. Ka qenë kushërira e saj, Anxhelina Hadërxhonaj, ajo e cila zbuloi se ku gjendet Beatrix.

Këngëtarja ka postuar një foto në Instastory ku po shijon pushimet në një jaht dhe duket se është nën shoqërinë e Beatrix Ramosajt. Në foto duket dora e një vajze me një tatuazh të njëjtë me atë të ish-banores së Big Brother Vip teksa mban një cigare në dorë.


Megjithatë, nga vetë Ramosaj nuk ka ende asnjë reagim në lidhje me batutën apo “arrtisjen” e saj nga Shqipëria.
Nga ana tjetër, lajmin se Beatrix nuk e kishte pritur aspak mirë këtë batutë dhe se nuk do të ishte pjesë e darkës më ish-banorët, i dashuri i saj, Donald Veshaj, nuk e priti aspak mirë ku tha se ‘çdo gjë ishte një shaka dhe se nuk do të bënte kurrë diçka për ta ulur Beatrixën’.

Edhe gjatë ditës së sotme, aktori i humorit u shfaq shumë i prekur nga gjesti i saj, madje ai e ka shfaqur hapur pakënaqësinë ndaj partneres së tij.
Ndonëse vajzat i kanë sugjeruar që të bëjë diçka për Shën Valentin, Donaldi nuk ka pranuar, duke lënë të kuptojë se edhe ai është mërzitur me të dashurën e tij.




© Panoramaplus.al

