Blerim Destani shënoi sukses të madh duke realizuar një film, ku luajti krah një prej aktorëve më të mëdhenj të Hollywood, Robert De Niros.
Aktori shqiptar u shpreh se ishte kënaqësi dhe nder i madh të luante krah 77-vjeçarit, duke u shprehur se gjithmonë mund të mësohet diçka prej më të mirëve.
“Ishte kënaqësi dhe nder të rri me këtë aktor të madh mes skenave. Ju gjithmonë mund të mësoni diçka nga një prej më të mirëve!”-shkroi ai, krahas fotos ku pozoi me yllin e Hollywood.
Pak ditë më parë doli edhe trajleri i filmit “The Comeback Trail”, që pritet të publikohet më 13 nëntor.
Përpos De Niros, protagonistë të këtij filmi janë edhe aktorët e mëdhenj Morgan Freeman dhe Tommy Lee Jones.












