21 Qershor, 2021

Rastësi e çuditshme! Fjala e parë që Alban Ramosaj ka thënë në fëmijëri është…


Fituesi i “Kënga Magjike 2021”, Alban Ramosaj, ka zbuluar dje disa detaje që nuk i dinim nga jeta e tij, teksa ishte i ftuar në rubrikën “Gjysma ime”, tek “E diela shqiptare”.

alban ramosaj (5)

Albani nuk ishte vetëm, por në krah me dy gratë më të rëndësishme në jetën e tij, të ëmën, Antigonën dhe motrën, Beatrix. Ai ka folur për lidhjen e veçantë që ndan me të dyja dhe sidomos me nënën.

alban ramosaj (1)

Gjatë një loje mes të treve, ata zbuluan një fakt shumë interesant. Fjala e parë e Albanit ka qenë “thika”.

Të betohem që s’ka qenë e parapërgatitur. Por nuk e di si e kam harruar pa përmendur. Fjala e parë ka qenë ‘thika’, ose më saktë ‘fika’,”– tha Albani, duke shtuar se shkronjën “th” e bënte “f” për një farë kohe gjatë fëmijërisë.

alban ramosaj (1)

Një rastësi e çuditshme, duke marrë parasysh që edhe kënga që e bëri fitues të Këngës Magjike, duke realizuar një ëndërr të madhe për të, titullohej “Thikat e mia”.

alban ramosaj (2)

Albani tha se me të ëmën ka një marrëdhënie gati shoqërore, sepse me të ndan gjithçka që kalon gjatë ditës së tij. Antigone tregoi se jeta e saj si një nënë e vetme pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit nuk ishte e lehtë, por fatmirësisht ja doli mbanë falë ndihmës së familjarëve të saj dhe dy fëmijëve të mbarë.

alban ramosaj (3)

I ati i Albanit dhe Beatrix është ndarë nga jeta 11 vjet më parë, por Antigona nuk e mendoi veten me njëri tjetër pas vdekjes së tij.

alban ramosaj (6)

Gjatë emisionit, këngëtari mori edhe një surprizë të bukur nga mikesha e tij, Oriola Marashi.

alban ramosaj

Ajo i kishte përgatitur një videomesazh, pasi aktualisht ndodhet në Turqi për shkak të angazhimeve profesionale dhe nuk mundi të vinte fizikisht në studio.

alban ramosaj (3)

Përshëndetje Ardit, përshëndetje të gjithëve. Faleminderit që ma zbukuruat ditën me këtë videomesazh për Albanin. Albani është një djalë i cili përtej vlerave artistike, ka vlera njerëzore.

oriola marashi (3)

Është një djalë i cili me të gjithë dimensionin e tij ka dhënë dashuri, miqësi dhe e kupton jetën e tij në thelb të saj. Të përshëndes dhe faleminderit që na ke bërë krenar, mua, mamit tënd, Antigonën, motrën tënde Beatrix”,- u shpreh Oriola.

oriola marashi (4)

Albani u emocionua shumë nga fjalët e mikeshës së tij dhe reagimi që bëri pasi pa videon i bëri të gjithë për të qeshur.

alban ramosaj (5)

Oriola është një përzgjatim i imi. Sa herë jam me të, ndihem sikur jam vetëm në kuptimin e mirë të fjalës”,- tha Albani.

© Panoramaplus.al