13 Shtator, 2022

Rastësi apo për të tërhequr vëmendjen e Kim Kardashian? Pete Davidson kopjon veshjen e Kanye West për paraqitjen e tij në ‘Emmy Awards’


Mbrëmjen e djeshme, ylli i “SNL” Pete Davidson, bëri një paraqitje surprizë në ‘Emmy’s’ 2022 për të prezantuar çmimin për ‘serialin më të mirë komedi’, ndërsa u shfaq i veshur me një kostum që Kanye West e kishte veshur disa vite më parë.

28 vjeçari, kishte veshur një xhaketë gri Dickies “Eisenhower” me pantallona të së njëjtës ngjyrë dhe syze dielli të bardha – një veshje pothuajse identike me atë të veshur më parë nga West.

Reperi veshi të njëjtën xhaketë në të zezë ndërsa shoqëronte ish-gruan, Kardashian në Met Gala me temë “Camp” në vitin 2019. Pamja e tij e nënvlerësuar ishte një përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga vetja dhe drejt themelueses së Skims, e cila kishte veshur fustanin e mrekullueshëm të ‘Thierry Muggler’.

Pamja e saj seksi ishte një pikë polemike për çiftin, të cilët u grindën për veshjen në një episod të “Keeping Up With the Kardashians”, ku West i tha Kim: “Ti je gruaja ime dhe më ndikon kur fotot e tua janë shumë seksi.”

“Ti më ndërtove të jem ky person seksi dhetë kem  vetëbesim dhe të gjitha këto gjëra”, tha Kardashian në atë kohë.

Dhe ajo nuk pushoi së shfaquri me pamje të zjarrta pas divorcit të tyre; kur Davidson e shoqëroi Kimin në Met Gala 2022 disa vite më vonë, ylli i realitetit ishte sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë duke huazuar fustanin “Happy Birthday, Mr. President” të Marilyn Monroe për natën e madhe.

Ndoshta vreshja Davidson në Emmy’s ishte gjithashtu një shenjë për të kaluarën e çiftit. Kardashian zbardhi flokët bionde platin për Met në një përpjekje për të kanalizuar plotësisht yllin e “Some Like It Hot” – dhe Davidson më vonë iu bashkua partneres së tij duke i lyer po me të njëjtën ngjyrë.

Ndonëse ai u kthye në brunë muajin e kaluar menjëherë pas ndarjes së tyre, “Mbreti i Staten Island” habiti edhe një herë duke i zbardhur sërish flokët për në shfaqjen e çmimeve.

A mund të thotë kjo që të dy janë ribashkuar? Apo Davidson po përpiqet të rifitojë Kimin me stilin e tij?

K

© Panoramaplus.al