Gerard Pique dhe Shakira dikur ishin një nga çiftet më të famshëm në botë para ndarjes së tyre në qershor të këtij viti, pas 12 vitesh së bashku.

Nuk është një sekret tashmë që arsyeja që hodhi poshtë gjithë këto vite së bashku ishte tradhtia e mbrojtsit të Barcelonës. Mirëpo fati deshi që edhe tek e dashura e re Pique të “gjente” Shakirën.

Prestigjozja britanike “The Sun” zbuloi imazhin e parë të partneres së re të futbollistit, 23-vjeçares Clara Chia Marti.

Clara Chia Marti fshiu llogaritë e saj në rrjetet sociale në një përpjekje për të mbrojtur identitetin e saj pas lajmeve për ndarjen e Piques dhe Shakirës.
Kjo tentativë e saj dështoi, pasi fotoja e partneres së re të Piques po qarkullon kudo në rrjet. Këtë imazh të bërë publik fansat e këngëtares e kanë përngjarë me atë nisur nga flokët bionde të gjatë dhe tipare të ngjashme me atë të kolumbianes.
Kujtojmë se lojtari i Barcelonës tashmë e ka prezantuar të dashurën e re me prindërit dhe dy fëmijët e tij, Sashën dhe Milan.

Çifti i ri u takuan përmes kompanisë së Pique, Kosmos, dhe sipas burimit për The Sun, ata janë bashkë prej muajsh.
“Gerard dhe Clara janë takuar fshehurazi prej muajsh”, ka thënë burimi anonim.



