Disa ditë më parë, Anita Haradinaj është larguar nga ‘Dance Albania’ për shkak të një problemi shëndetësor. Së fundmi ajo ka folur rre th eksperiencës së saj në spektaklin e kërcimit.

Teksa ishte e ftuar në programin “Rudina”, ndër të tjera Anita zbuloi se si e priti bashkëshorti i saj, Ramush Haradinaj priti pjesëmarrjen e saj në program.
Ish-konkurrentja, rrëfeu gjithashtu se pëese Haradinaj nuk i foli për tre ditë.

“Jam kurioze bashkëshorti, Ramushi, cilat kanë qenë përshtypjet e tij, opinionet, kur të ka parë? Cili ka qenë kërcimi që i ka pëlqyer?”- e pyeti prezantuesja.
“Nuk është se e ka parë. E kam thënë në fillim edhe në intervista të tjera që ai në fillim kur i thashë unë do marrë pjesë te “Dance Albania”, më tha bëj çfarë të duash, ti e njeh televizionin, si të duash bëj, e mirë dhe unë erdha. Kur doli promoja e emisionit dhe balerini më ngriti lart në ajër, nuk më mori në telefon për tre ditë”- tregoi Anita.

“Unë shkoja në prova dhe u thoja të gjithëve s’më ka marrë Ramushi në telefon. Nejse një ditë të bukur u thosha pastaj, “hë se sa të shkoj në shtëpi rregullohet…”. Se filluan të shqetësoheshin të gjithë “moj të mori Ramushi” u thoja, “jo s’ka gjë se e rregulloj sa të shkoj në shtëpi”. Sa shkova në shtëpi e rregullova atë muhabet…”– përfundoi ajo.


