3 Korrik, 2019

Ramush Haradinaj feston 51-vjetorin e lindjes, bashkëshortja i bën urimin e veçantë: Jam dhurata më e bukur që ke marrë ndonjëherë


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, feston 51-vjetorin e lindjes. Urimet për kreun e qeverisë kosovare kanë qenë të shumta, por më të veçantin e mori nga bashkëshortja e tij, Anita.

Bashkëshortja e kryeministrit kosovar publikoi në profilin e saj në “Instagram” një foto ku shfaqet së bashku me Haradinajn dhe nuk ngurron që t’i shprehë publikisht dashurinë.

Teksa i thotë se i mungon shumë dhe nuk kalojnë shumë kohë bashkë për shkak të angazhimeve, Anita shprehet se ai mbetet burri më idal.

Gjithashtu, Anita shton se vazhdon që të mendojë se “ajo është dhurata më e mirë që Ramushi ka mundur të marrë ndonjëherë për ditëlindje”.

“Ti sot po i bon veç 51 vjet e me mua në martesë po i bëjmë veç 16. Shumë muj e shumë kom për t’thon, por shkon gjatë ky muhabet, prandaj nuk po e zgjas e po e përmbledh, që pavarësisht që shumë po më mungon e besa edhe shpesh mërzitem që s’po t’shoh vazhdon të jesh burri më ideal që ekziston! Të dua Ramush Haradinaj. Gëzuar për jetë!!! (Vazhdoj me mendu që jom dhurata më e mirë që ke mujt me marrë najherë për ditëlindje”, ka shkruar Anita krahas fotos me kryeministrin e Kosovës.

© Panoramaplus.al