“Çfarë kam bërë?” Kjo është pyetja që aktori i “Oppenheimer” Matt Damon thotë se ia bëri vetes pasi ra në depresion gjatë xhirimit të një filmi.

Aktori amerikan së fundmi ishte i ftuar në shfaqjen “Jake’s Takes”, ndërsa foli edhe situatën e vështirë që kaloi teksa ndodhej në xhirimet e një ndër filmave të tij.
“Mendoj, pa përmendur ndonjë film të veçantë, se ndonjëherë e gjen veten në një film që e di se nuk është ai që ju keni shpresuar të jetë dhe përsëri ju luani një ron në të,” tha 52-vjeçari.
Ndërsa shtoi: “Ka kaluar gjysma e xhirimeve dhe ju keni edhe një muaj për të shkuar aty, ndërsa e keni çuar familjen tuaj diku tjetër dhe i keni bezdisur. Dhe pasi rashë në depresion mbaj mend gruan time duke më qëndruar afër dhe duke më thënë ‘ne jemi këtu tani’.
Damon ka tre vajza me gruan e tij, Luciana Barroso.

Kujtojmë që më parë ai ka treguar rregullin kryesorë të familjes së tij, i cili është të mos qëndrojnë të ndarë nga njëri-tjetri për më shumë se dy javë.
Në këtë intervistë të fundit, fituesi i çmimit ‘Oscar’ vlerësoi bashkëshorten, që sipas tij ajo ishte person i që e ndihmoi të kalonte depresionin dhe momentet më të vështira të jetës së tij.

© Panoramaplus.al

