Një ndër regjisorët më të njohur shqiptar në periudhën e ish-Jugosllavisë, Besim Sahatçiu është nderuar ditën e djeshme nga Komuna e qytetit të Pejës.

Të ndjerit i është dhënë tituli “Qytetarë nderi” nga kryetari i komunës, ndërsa mirënjohjen e ka pranuar bashkëshortja e tij, Besë Sahatçiu.

I lindur dhe rritur në qytetin e Pejës, Sahatçiu në atë kohë dha një kontribut të madh në kinematografinë duke u bërë i njohur edhe përtej kufijve kosovarë.
Këngëtarja e kosovare me famë botërore Rita Ora është mesa e Besimit.

Rita shpesh herë ka treguar që ka qenë shumë e lidhur me gjyshin e saj, i cili ka qenë një frymëzim për të që ajo të vazhdojë karrierën e saj si këngëtare.


