Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë kryefjala e mediave kudo në botë 24 orët e fundit. Ata u martuan në një kishëz në Las Vegas të shtunën mbrëma vonë, duke i dhënë një tjetër hap marrëdhënies së tyre të shumëpërfolur. Lopez bëri publik lajmin e martesës të dielën në buletinin e saj për fansat, “On the J Lo”. “Dashuria eshte e bukur. Dashuria është e ëmbël. Dhe rezulton se dashuria është e durueshme. Njëzet vjet durim,” shkroi ajo.
Por, Las Vegas është një vend kaq i preferuar për dasma jo vetëm nga njerëzit e thjeshtë por edhe nga VIP-at, dhe për arsye të shumta: kishëza ikonike, certifikata martese të shpejta dhe vende shumë të veçanta. Personazhe të shumta të Hollywood kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në Sin City.
Kourtney Kardashian dhe Travis Barker
Rasti më i freskët është ai i Kourtney Kardashian dhe Travis Barker! Dyshja thanë “Po, pranoj” në Las Vegas në prill, pas ‘Grammy Awards’. Ceremonia private u zhvillua në orën 1:45 të mëngjesit të së hënës dhe dyshja shkuan të veshur me të njëjtat rroba që kishin veshur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Ceremonia zgjati rreth 30 minuta dhe nuk u lejua të bëhej asnjë video. Muajin tjetër, ata u martuan përsëri para miqve dhe familjes në një dasmë magjepsëse, disaditore në Itali.

Nicolas Cage dhe Riko Shibata
Aktori i “The National Treasure” u martua me të dashurën Riko Shibata në Las Vegas më 16 shkurt 2021. Kjo është martesa e tij e pestë dhe dasma e dytë në Vegas. Ceremonia ishte e vogël dhe intime në hotelin Wynn në Las Vegas. Ajo u mbajt më 16 shkurt në nder të babait të ndjerë të aktorit që kishte ditëlindjen në atë datë.

Joe Jonas dhe Sophie Turner
Pas ndarjes së çmimeve ‘Billboard Music Awards 2019’ në Las Vegas më 1 maj, dy yjet i befasuan të gjithë duke thënë “Po” në Chapel L’Amour brenda ‘A Little White Wedding Chapel’. Të pranishëm ishin vëllezërit e këngëtarit, një imitues i Elvis-it, Dan + Shay dhe Diplo. Çifti e pasoi dasmën në Vegas me një ceremoni më të madhe në një vilë në Francë një muaj më vonë.

Nicolas Cage dhe Erika Koike
Aktori paraqiti një kërkesë anulimi në mars 2019, vetëm katër ditë pasi u martua me grimieren Koike në Vegas, duke pretenduar se të dy ishin shumë të dehur dhe ai kishte “reaguar me impuls dhe pa aftësinë për të njohur ose kuptuar ndikimin e plotë të veprimeve të tij”.

Frank Sinatra dhe Mia Farrow
Të dy u takuan kur Farrow ishte 19 vjeç dhe Sinatra ishte 48. Pavarësisht diferencës në moshë, çifti u martuan në hotelin The Sands në Las Vegas në vitin 1966, por martesa përfundoi dy vjet më vonë pasi Sinatra i dërgoi aktores letrat e divorcit në xhirimet e filmit ‘Rosemary’s Baby’, sipas Vanity Fair.

Jason Alexander dhe Britney Spears
Ylli i popit pati një dasmë të papritur me mikun e fëmijërisë Alexander në Vegas në vitin 2004. Ata u martuan rrëmbimthi dhe për 55 orë u ndanë.

Bruce Willis dhe Demi Moore
Aktorët u takuan për tre muaj përpara se të martoheshin në ‘Golden Nugget’ në Vegas. Dasma e shpejtë çoi në një martesë 13-vjeçare dhe tre vajza përpara se të ndaheshin në vitin 2000. Megjithatë, ata mbeten miq edhe sot.

Cindy Crawford dhe Richard Gere
Të dy u martuan në Vegas në 1991 para se të ndaheshin katër vjet më vonë. “Ne nuk kaluam kohë të mjaftueshme së bashku,” tha Crawford për PEOPLE. “Dhe ne jemi po aq përgjegjës për këtë. Menduam se do të ishte në rregull nëse fluturonim nga Parisi në L.A. për t’u mbledhur për një natë për të parë njëri-tjetrin. Nuk ishte ashtu.”

Angelina Jolie dhe Billy Bob Thornton
Një nga çiftet më famëkeq të Hollywood u lidh në Vegas në vitin 2000 pasi u takuan vetëm për një kohë të shkurtër. Martesa zgjati tre vjet dhe në vitin 2018, Thornton zbuloi arsyen. “Ne thjesht kishim stile të ndryshme jetese. E saja është një mënyrë jetese globale dhe e imja është një mënyrë jetese agorafobike,” tha ai duke qeshur në podcastin HFPA në Conversation. “Pra, kjo është me të vërtetë, kjo është arsyeja e vetme që ndoshta nuk jemi ende bashkë, ndoshta. Kishte një rrugë tjetër në jetë.”


