5 Gusht, 2023

“Quhesha ilegale”- Alketa Vejsiut i ndodh e papritura në Zvicer, moderatorja përfundon në polici


Dita e sotme nuk ka qenë aspak e mirë për moderatorja e njohur Alketa Vejsiu, pasi ajo ka përfunduar në polici.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në Instagram, teksa tregoi se kishte harruar pashaportën në çantën e vajzës së saj e cila nuk udhëtonte me të dhe ajo quhej ilegale në Zvicer.

Ndërsa tregoi momentin e sikletshëm Alketa tha se iu desh të negocionte 1 orë me policët në një stacion treni në Zvicer derisa ata i dhanë një leje qëndrimi të përkohshme.

1 ore ne Polici ne nje stacion treni te Zvicres qe sdo me bjere ruga me ne jete besoj. Kisha harruar pashaporten ne canten e vajzes qe nuk udhetonte me mua. Quhesha ilegale ne Zvicer.

E para here ne jete qe harroj pashaporten, dhe ndodh ne vendin me te sakte te botes. Tani duhet dikush te me sjelle pashaporten ketu se nuk leviz, dot. Por te pakten me dhane leje qendrimi te perkohshme. Me fat qe kisha police te mbare. Negociova me 8 Police Zviceran. Dhe me lejuan”, ka treguar moderatorja.

© Panoramaplus.al