Martesa e Alec Baldwin me gruan e tij, Hilaria , thuhet se po kalon një krizë serioze, me burime që raportojnë shqetësime të forta nga ana e aktorit, i cili mendon ajo e poshtëroi publikisht.

Së fundmi, mes tyre ka ndodhur një ngjarje e sikletshme para kamerave, ku Hilaria dukshëm e acaruar, e qorton se e kishte ndërprerë teksa fliste. Madje, pas momentit të sikletshëm, ajo e ka “detyruar” t’i kërkojë falje me një video në rrjetet sociale.
Sipas burimeve të Radar Online, aktori 67-vjeçar është gati t’i japë fund lidhjes së tyre, pas ofendimeve që e paraqesin atë si një bashkëshort të dobët dhe të nënshtruar.
Baldwin duket se e ka shteruar durimin me Hilarian e cila siç heksojnë burimet e adhuron vëmendjen.
“Alec po mundohet ta marrë me qetësi ketë situatë dhe ta përballojë me buzëqeshje por brenda tij po zien”, tha një person i afërt i çiftit.
Burimi pohon gjithashtu se protagonistja e njohur nuk ishte asnjëherë entuziaste për idenë e reality show-t familjar që ata kanë nisur, një projekt që siç raportohet nuk u prit me ngrohtësi as nga publiku dhe as nga kritika.
“Ai e bëri për Hilarian. Ajo dëshiron shumë më tepër vëmendjen sesa ai për momentin”.
Lexo edhe:
© Panoramaplus.al

