19 Mars, 2025

Ndodh momenti i sikletshëm gjatë intervistës, Hilaria Baldwin ofendon bashkëshortin e saj publikisht: Kur flas unë, ti hesht


Një situatë e sikletshme ka ndodhur gjatë një intervistë që çifti i njohur Alec Baldwin dhe Hilaria ishin duke dhënë.

Teksa dyshja ka qenë duke folur për “ExtraTV”, duket se Hilaria është bezdisur nga ndërhyrja e bashkëshortit të saj kur po përgjigjej dhe i është kthyer me nerva atij duke i thënë “Kur unë flas, ti nuk duhet të flasësh.”

Ky moment është regjistruar nga kamerat dhe është bërë mjaft viral në mediat sociale me Alec i cili duket mjaft i mërzitur dhe i lënduar nga veprimi i bashkëshortes së tij.

Hilaria Baldwin u pyet për mundësinë e një sezoni të dytë të serialit realitet “The Baldwins”, i cili tregon jetën e tyre me shtatë fëmijët. Gjatë përgjigjes së saj, Alec Baldëin e ndërpreu atë, duke bërë që ajo ta qortonte në kamera

Fillimisht, aktori 66-vjeçar bëri një ndërhyrje, duke e ngacmuar: “Shfaqja e Hilarias”, tha ai dhe ajo nga ana e saj u përgjigj: “Mendoj se do të shohim… Do të shohim se si është ta ndash me botën”.

Alec Baldwin e ndërpreu përsëri, duke i thënë: “Do të jetë mirë.” Ti je një fituese”, gjë që me sa duket e mërziti gruan e tij, e cila u kthye nga ai dhe i tha me zemërim: “O Zot. Kur të flas unë, ti nuk do të flasësh.” Baldwin kërkoi falje, por ajo përsëriti frazën e saj, duke ngritur duart.

Më pas, duke iu drejtuar gazetarit, Hilaria tentoi të bënte shaka: “Prandaj duhet ta ndërpresim emisionin”.

Pas një pauze të shkurtër, ajo qeshi dhe shtoi: “Jo, dua të them që është një shfaqje shumë e papërpunuar dhe realiste, kemi rrezikuar shumë dhe do të shohim se ku do të na çojë.”

@crc1 #crc ♬ original sound – CrC

Gjatë intervistës, Baldwin iu referua elementeve të kërkuara për një serial realiteti, duke shpjeguar se në jetën e tij të përditshme tenton t’i shtojë më shumë humor situatave.

Teksa biseda vazhdonte, Hilaria akuzoi të shoqin se e shpërqendronte, ndërsa ai vazhdoi të ndërhynte në mënyrë të qetë. “O Zot, po më shpërqendroni tani. Tani po e bën me qëllim, pse? “, vazhdoi ajo e irrituar.

Pastaj, Baldëin iu përgjigj asaj: “Unë jam thjesht i magjepsur nga bukuria jote .”

Por ajo këmbënguli se ai po e shpërqendronte dhe iu kthye kamerave kur aktori i tha edhe një herë: “ Ti je e bukur”. Menjëherë bashkëshortja e aktorit iu drejtua dhe i tha: “O Zot! Ndaloni, po më mërzitni. Nuk është e lezetshme. Po më shpërqendroni.” Aktori vazhdoi ta ngacmonte, duke i pëshpëritur diçka para kamerës, gjë që bëri që gruaja e tij të ngrinte dorën dhe të thoshte: “Po e lë këtë intervistë tani”. Gazetarja ka tentuar ta rikthejë bisedën te seriali dhe mëmësia, ndërsa në fund të videos Alec është larguar nga tapeti i kuq.

© Panoramaplus.al