Një ditë më parë, këngëtarja Enca Haxhia ka festuar ditëlindjen e saj të 23-të. Nën shoqërinë e motrës dhe mikeshave, ajo zgjodhi Parisin që të kalonte ditën e saj të veçantë.

Mbrëmjen e djeshme këngëtarja ka marrë surpriza të ndryshme, por motra e saj e ka lënë pa fjalë atë.

Enca është surprizuar sapo ka hyrë në dhomën e hotelit, ku në tokë ishin të vendosur qirinj, petale me lule dhe në shtrat kishte shampanjë.

E teksa shihni këto pamje, mund t’iu shkojë mendja se këtë dhuratë ia ka bërë ndonjë mashkull, Enca u ka paraprirë këtyre thashethemeve duke zbuluar se gjithë këtë e ka realizuar e motra, Uindi.
Në videon e postuar në “Instastory”, Enca shkruan: “Kam motrën më fantastike në botë”.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
