22 Nëntor, 2018

“Qetësohu o plak”, moderatori i njohur shpërthen njësoj si Renato Mekolli gjatë emisionit të mëngjesit


Renato Mekolli po e kthen në një “trend” përplasjen dhe thyerjen e pjatave gjatë emisioneve televizive.

Në një mënyrë të ngjashme ka reaguar edhe moderatori i njohur Flroi Agalliu gjatë emisionit “Në shtëpinë tonë”. Të ftuar ai kishe një nga ish-konkurrentët e “Hell’s Kitchen”.

Teksa Erjon Merdini ishte duke gatuar, Flori kërkoi menjëherë ndërprerjen e emisionit. Në atë moment ai nisi duke bërtitur si dhe duke thyer pjatat.


Në fillim Erjoni nuk po e kuptonte se çfarë po ndodhte dhe vetëm thoshte: “Qetësohu o plak, qetësohu” dhe vazhdonte të gatuante.

Në një moment Flori thotë: “Hej Zot, marrim amator në emision, as nuk dinë të gatuajnë e thonë jemi shefa”, e aty u duk se ish-konkurrenti u ndie keq.


Pas këtyre fjalëve Flori nuk e mbajti dot të qeshurën dhe i tha se kjo ishte thjesht një shaka, ndryshe nga shef Renato që bërtet seriozisht.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al