25 Gusht, 2022

Qeni, vajzat dhe pasuria/ Brenda divorcit të papritur të Jennifer Flavin dhe Sylvester Stallone


Sylvester Stallone u tha se ishte ndjerë ‘i tradhtuar’ nga kërkesa e papritur për divorc e gruas Jennifer Flavin më 19 gusht, pasi miqtë i thanë ‘Page Six’ se si ata dukeshin shumë të lumtur së bashku javë më parë.

Ylli i “Rambo” ka xhiruar serialin e tij të ardhshëm “Tulsa King” në Oklahoma City dhe miqtë thanë se Flavin – gruaja e tij prej 25 vjetësh – ka qenë vazhdimisht në xhirime.

Sly ishte në Oklahoma kur dokumentet u dorëzuan më 18 gusht dhe burimet thanë se ai ishte i tronditur kur mori lajmin.

“Nuk mund të mendoni për një çift më të bukur… ajo po e vizitonte atë në Oklahoma City, ku ai po xhironte. Dukej sikur gjithçka ishte e mrekullueshme. Nuk e kam idenë se çfarë ka ndodhur”, tha një burim për ‘Page Six’.

Në kërkesën e saj për divorc, të paraqitur në Palm Beach, ku çifti ka një shtëpi, Flavin, 54 vjeç, pohoi se burri i saj “është angazhuar në shpërndarjen, shterimin dhe/ose humbjen e qëllimshme të aseteve martesore” – dhe kërkoi që Stallone të ndalohet të shesë ose transferojë ndonjë pasuri gjatë procedurave të divorcit.

Por një burim pranë tyre tha: “Është kaq qesharake, nuk e kam idenë pse avokatët e Jennifer e vendosën këtë në kërkesën për divorc, është thjesht një gënjeshtër.”

Një përfaqësues i Stallone i dha ‘Page Six’ një deklaratë në emër të tij: “Unë e dua familjen time. Ne po i trajtojmë miqësisht dhe privatisht këto çështje personale.”

Sipas një miku, “Synimi i Sylvester-it ishte të zgjidhte gjërat me Jennifer-in. Tani nuk e di çfarë do të ndodhë sepse ajo vendosi të bëjë publike gjithçka.”

Ndërkohë TMZ raportoi se çifti u nda pas një sherri për një qen. Stallone, 76 vjeç, thuhet se donte një Rottweiler të ri si “mbrojtje për familjen e tyre”, por Flavin thuhet se nuk donte të shtonte një kafshë tjetër.

Kjo supozohet se çoi në “një sherr jashtëzakonisht të nxehtë që solli çështje të tjera” në martesën e tyre, megjithëse ato çështje thuhet se nuk shiheshin si gjëra që ata nuk mund t’i zgjidhnin.

Stallone përfundoi gjithsesi duke marrë qenin dhe e quajti atë Dwight si personazhi i aktorit në “Tulsa King”. Ai e tregoi këtë edhe në Instagram me një foto të tij dhe qenit Dwight në fillim të këtij muaji.

Ndërkohë, u zbulua të martën se artisti i tatuazheve Zach Perez kishte postuar një foto tashmë të fshirë në Instagram ku tregonte Stallone duke fshirë një tatuazh në krah që dikur e kishte bërë për Flavini dhe duke e cmbuluar me një nga Butkus.

Vajzat e Stallone dhe Flavin – Sophia, 26 vjeç; Sistine, 24 vjeç; dhe Scarlet, 20 vjeç- kanë filmuar së bashku një reality show, për të cilin thuhet se i ka ndihmuar babai i tyre dhe supozohet se do të debutojnë në ‘Paramount+’. Por një burim i tha ‘Page Six’: “Sly u dha atyre një reality show, por nuk e di se çfarë do të ndodhë me të tani”.

Po ashtu thuhet se Flavin nuk është adhuruese e publicistit shumëvjeçar të Sly, Michelle Bega. Flavin ka kërkuar pronësinë e vetme të rezidencës prej 35 milionë dollarësh në Palm Beach që çifti bleu në vitin 2020, duke dhënë 5 milionë dollarë si paradhënie.

Sipas CelebrityNetWorth.com, Stallone ka një pasuri prej 400 milionë dollarësh.

“Me keqardhje ju njoftoj se pas 25 vitesh martesë kam bërë kërkesë për divorc nga bashkëshorti im Sylvester Stallone. Ndërsa ne nuk do të jemi më të martuar, unë gjithmonë do ta vlerësoj lidhjen më shumë se 30-vjeçare që kemi patur  dhe e di që ne të dy jemi të përkushtuar ndaj vajzave tona të bukura, “tha Flavin për ‘People’ në një deklaratë zyrtare. 

Çifti u takua në një restorant në Beverly Hills në vitin 1988, kur Flavin ishte një modele 19-vjeçare dhe aktori i “The Expendables” ishte 42 vjeç dhe u divorcua dy herë.

Megjithatë, marrëdhënia e tyre në dukje nuk ishte konvencionale. Në vitin 1991, Stallone tha: “Kur bashkohemi, është e mrekullueshme. Kur jemi të ndarë, nuk rrimë dot pa njëri-tjetrin“. Një vit më vonë, Flavin tha: “Unë nuk jam naive për atë që mund të ndodhë kur nuk jam afër – ai është një burrë 45-vjeçar – nuk mund ta ndryshoj mënyrën se si ai është. Megjithatë ai nuk është me mua çdo ditë të javës. Ne kalojmë pesë nga shtatë netë së bashku, kështu që nuk e di se ku do ta gjente kohën.”

Megjithatë, besimi i Flavin u shkatërrua në vitin 1994, kur Stallone u nda me të nëpërmjet një letre të FedEx – pasi modelja Janice Dickinson, me të cilën ai kishte një lidhje, tha se ai ishte babai i vajzës së saj. Një test i ADN-së tha të kundërtën, dhe Stallone dhe Flavin i rregulluan gjërat dhe thanë “po” në 1997.

© Panoramaplus.al