24 Janar, 2022

Qëndrojnë shumë kohë larg njëri-tjetrit? Sara Hoxha flet për distancën me Ledri Vulën dhe planet për zgjerimin e familjes


Blogerja Sara Hoxha ka rrëfyer se ajo dhe Ledri Vula nuk qëndrojmë shumë kohë larg njëri-tjetrit, pavarësisht impenjimeve të tyre.

sara hoxha (1)

Gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit, ajo tregon se jetojnë se bashkë dhe kalojnë shumë kohë së bashku.

“Nuk e keni problem ti dhe Ledri që qëndroni kaq shumë kohë larg njëri-tjetrit?” e pyeti një ndjekës.

sara hoxha (4)

“Jetojmë bashkë dhe kalojmë shumë kohë bashkë, seç duket në Instagram. Hera fundit që ishim bashkë, ishte para 3 orësh në aeroport”, iu përgjigj Sara Hoxha, e cila e shoqëron këngëtarin në udhëtimet për realizimin e videoklipeve, si edhe në koncerte.

sara hoxha (6)

Ndërsa kuriozitetit të fansave se kur do vijë bebi numër 2, nëna e Poem iu përgjigj: “Edhe nja dy vite, nuk është pyetja e duhur.”

/Panoramaplus.al

sara hoxha (2)sara hoxha (3)sara hoxha (5)

© Panoramaplus.al