Famën nuk është e vështirë ta fitosh, por ta mbash!

Kjo shprehje ka rezultuar me vend në shumë raste, sidomos atyre që arrijnë një popullaritet të madh në shumë pak kohë.
Ilir Shaqiri është një nga emrat më të përfolur muajt e fundit, pas eksperiencës së tij në Big Brother Vip. Balerini që pas triumfit në këtë reality show, e ka shfrytëzuar famën duke qenë i paranishëm në televizor, apo edhe në rrjetet sociale.
Në këto të fundit shpesh herë zgjedh të “thumbojë” duke tërhequr vëmendje.
“Nuk po ënderroj me sy hapur, dua thjesht t’i them gjërat siç janë,”-shkruan Iliri krhas një fotoje të tij.
View this post on Instagram
Nga shumë ky koment i tij u mor si thumb, ndonëse jo ndonjë emër konkret i kujt është adresuar.
Ndërkohë kujtojmë, që në këtë fillim sezoni të ri, Ilir Shaqiri është përfolur se do të jetë në ekran. Raportohet se ai do të jetë pjesë e jurisë së emisionit të kërcimit “Dancing With The Stars”.
© Panoramaplus.al
