Qëndroi vetëm 3 ditë në Kosovë, por u njoh me një vajzë aty që me sa duket i ka mbetur fiksim.

Bëhet fjalë për reperin e famshëm shqiptar, Gashi, i cili ishte pjesë e festivalit “Sunny Hill”, ku performoi në natën e dytë të tij më 3 gusht.
Ai nuk ka zbuluar se ku e njohu këtë vajzë, por në një postim në “Twitter”, reperi ka lënë të kuptohet se i ka mbetur ende në mendje.

“Të takova në Kosovë, të lashë në Kosovë… E lexova mesazhin tënd vajzë, ti je kokëkrisur”, ka shkruar Gashi, duke iu përgjigjur kështu mesazheve që ajo i ka dërguar.
Gashi nuk ka zbuluar se kush është vajza misterioze, të shohim nëse ai do të tregojë diçka më shumë rreth saj.


