Ed Sheeran ka treguar se prej disa vitesh ka hequr nga përdorimi telefonin.

I ftuar në podkastin e Collector’s Edition, këngëtari tha: “Unë nuk mbaj telefon… Unë s’kam telefon që nga viti 2015”.
Ai shpjegoi se si ndikoi celulari në shëndetin e tij mendor: “Isha shumë, shumë i trishtuar kur kisha telefon. Thjesht kaloja gjithë kohën time aty.”
Ed Sheeran tha se ndihej shumë më mirë pasi e hoqi nga përdorimi.
“Nuk ndërpreva kontaktin me njerëzit, thjesht u kufizova”, rrëfeu ylli i popit.
Teksa vazhdoi: “Tani kam një email dhe 1 herë në disa ditë ndez laptop-in dhe u përgjigjem 10 email-eve njëkohësisht. Më pas i rikthehem jetës sime dhe nuk ndihem aspak keq.”
Përveçse ndihet më pak i stresuar, Ed Sheeran thotë se “gjëja më e mirë e të mos pasurit telefon janë momentet që kalon me njerëzit që do.”
© Panoramaplus.al
