Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar Alban Skënderaj ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” një foto ku tregon një nga momentet më të bukura me vajzën, Ameli.

Ai ka shkuar dhe e ka marrë nga kopshti, e si shpërblim vogëlushja i ka dhënë babait një puthje.
“Kur e merr babi nga kopshti shpërblimi është një puthje që të shton jetën”, shkruan Albani bashkëngjitur me foton e ëmbël.
Fotografia ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku sigurisht mami Miriami ka shkruar diçka për të dashurit e saj.

“Kuptimi i jetës time”, ka shkruar këngëtarja duke iu drejtuar bashkëshortit dhe të bijës.
Ndërkohë kujtojmë se Albani dhe Miriami i kanë kushtuar gjithashtu të bijës një këngë plot ndjenja me titull “Dhurata”.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
