15 Qershor, 2021

Puthje pasiononte dhe përqafime, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck fotografohen për herë të parë në momente intime


Pas disa javësh aludime se Jennifer Lopez është rikthyer në krahët e ish-bashkëshortit të saj, Ben Affleck, më në fund, çifti është fotografuar për herë të parë në momente intime.

jennifer lopez, ben affleck (1)

Në fotot që po bëjnë xhiron e rrjetit, dyshja shihen duke u puthur gjatë një darke romantike në Malibu, raporton “Daily Mail”.

jennifer lopez, ben affleck (5)

48-vjeçari ishte bashkë me familjen e këngëtares me famë botërore, me rastin e 50-vjetorit të lindjes së motrës së saj, Linda.

jennifer lopez, ben affleck (6)

Në disa video që po qarkullojnë nga darka familjare, duket se edhe fëmijët e aktores 51-vjeçare, Max dhe Emme, së bashku me ish-bashkëshortin, Marc Anthony, ishin po ashtu të pranishëm.

jennifer lopez, ben affleck (4)

Gjatë darkës, binjakët u kthyen nga Affleck dhe Lopez për t’u treguar atyre diçka në një ‘smartphone’. Nuk është diçka e papritur të shohësh Affleck që bashkohet me familjen e madhe të Lopez pasi marrëdhënia e tij me nënën e saj është për t’u pasur zili.

jennifer lopez, ben affleck (3)

Një burim tha së fundmi se Guadalupe Rodríguez është shumë e emocionuar për romancën e rindezur të vajzës së saj.

jennifer lopez, ben affleck (2)

© Panoramaplus.al