Këngëtarja Bleona Qereti ka publikuar një ditë më parë këngën e saj më të re me titull “Monster”. Ajo i këndon dashurisë si asnjëherë më parë, në mënyrën e saj më të prekshme me të mirat dhe të këqijat.

Në videoklipin e xhiruar në Como të Italisë, Bleona shfaqet mjaft seksi me veshjet dhe pamjen. Klipi nis me momentin nga altari kur këngëtarja dhe partneri i saj në klip martohen.

“Ai ishte feja ime, ishte jeta ime, dashuria ime, ishte gjithçka. Si arritëm këtu? Një nga gjërat më të vështira për një marrëdhënie të vërtetë është që, një mashkull të respektojë partneren me nevojat dhe qëllimet e saj”, janë fjalët e nisjes së Bleonës.

Gjithashtu në klip ajo tregon linjat e saj me veshjet sensuale nga të brendshmet te truporet pas trupit.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
