Georgina Rodriguez e ndjen veten shumë me fat që është një krah të një superylli botëror, si Cristiano Ronaldo.

Këtë zeshkania seksi e ka treguar me anë të disa fotove të publikura në krah të futbollistit të famshëm.
Në njërën nga fotot Georgina Rodriguez pozoi duke u puthur me futbollistin ne jaht, ndërsa në imazhin tjetër shihen krah njëri-tjetrit.
“Sa me fat që ndihem ❤️”- shkroi ajo në përshkrimin e fotove.

Ata janë prindër të një vajze Alana Martina, por Georgina Rodriguez është bërë një nënë e përkushtuar edhe për tre fëmijët e tjerë të Cristiano Ronaldos.
Të dy shfaqen gjatë gjithë kohës nën shoqërinë e njëri-tjetrit duke treguar se janë shumë të dashuruar.
/Panoramaplus.al


