12 Qershor, 2019

Puthje e të qeshura pafund, Jonida Vokshi vë në siklet partnerin e saj në emision: A është nusja ashtu siç e ke ëndërruar? (VIDEO)


Nuk ndodh shpesh të shohim në televizion dy partnerë, ku njëri interviston dhe tjetri intervistohet. Por kur një gjë e tillë ndodh, është mjaft e bukur dhe interesante.

I tillë është edhe rasti i moderatores së njohur, Jonida Vokshi me partnerin e saj, Besnik Krapi, të cilët kanë vendosur që të kenë një kujtim të bukur së bashku në ekran.

Aktori i njohur do të jetë i ftuari i radhës në emisionin e Jonidës, “Personale”. Që të dy kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, çaste nga montazhi i intervistës.

Moderatorja krahas videos që ka publikuar në “Instagram”, shkruan se më në fund i ka ardhur rasti që ta vërë në siklet partnerin e saj.


“Jam shume e lumtur qe me erdhi dita ta ze ngushte e ta ve ne siklet @besnikkrapi ❤️Neser ne 20.00 ne T-HD nje @personale_digitalb ,qe sic degjohet e ne video, nga regjia qe e kane xhiruar, te qeshura plot?”, shkruan Jonida.

Ndërkohë Besniku ka zbuluar se i ka ndërprerë disa herë xhirimet prej sikletit. Ai ka postuar një video ku shfaqet duke u puthur me “ma të bukuren prej t’bukurave”, siç e cilëson ai Jonidën.


“Nesër në @personale_digitalb me ma t’bukuren prej t’bukurave @jonidavokshiofficial ❤️ … p.s. e kom ndërpre disa here xhirimin prej sikletit ??? #personale #thd #digitalb”, shkruan Krapi.

© Panoramaplus.al