Këngëtari me origjinë kosovare i njohur gjerësisht në Europë, Azet, ka bërë lëmsh rrjetin me deklaratën e fundit për Dua Lipën.

Reperi performoi mbrëmjen e djeshme në festivalin “Sunny Hill”, ndërsa sot ka ndarë disa foto nga performanca.
Por një postim i artistit të njohur ka marrë të gjithë vëmendjen. AI publikoi një foto-album me yllin me famë botërore Dua Lipën. Krahas fotove ai shkruan se “është i zënë”, duke e shoqëruar me dy emoji: një emoji zemër të kuqe, dhe një emoji kyç i mbyllur i cili përdoret kryesisht për çiftet.

Në foton e fundit të postimeve të tij në Instagram, Azet ka ndarë një pamje të personazheve të filmave të animuar “Mickey dhe Minnie Mosue” duke u puthur me disa zemra.

Nga ana tjetër miku i tij Zuna shkruan në seksionin e komenteve: “Vetëm më e mira për ju”

Edhe në Instastory kur ndau fotot me Dua Lipën, Azet ka zgjedhur të njejtat emoji.

Ndjekësit e tij kanë shpëthyer me pyetje dhe aludime për dyshen e artistëve të nohur, ndërsa vetë Dua Lipa nuk ka bërë ende asnjë reagim në rrjetet sociale, as përmes komenteve as “like.”
© Panoramaplus.al
