14 Qershor, 2023

Puthje dhe përqafime/ Pas ndarjes nga Dj Geek, Dafina Zeqiri rigjen dashurinë. Këngëtarja shfaqet krahë mashkullit misterioz (Foto)


Disa muaj pas ndarjes nga Dj Geek, këngëtarja Dafina Zeqiri duket se ka rigjetur sërish dashurinë.

Në rrjet po qarkullojnë disa foto dhe video të artistes e cila shfaqet krahë një mashkulli misterioz. Në pamjet e publikuara dyshja shihen krahë për krahë njëri tjetrit dhe personi në fjalë e puth në kokë këngëtaren.

Dyshja qëndruan të përqafuar deri në momentin kur hynë në makinë. Sipas ‘Indeksonline’ çifti më i ri janë parë bashkë edhe të premten në dy lokale, në ‘Bon Vivant’ dhe në ‘Zone Club’.

Kujtojmë se Dafina dhe Dj Geek kanë qenë një ndër çiftet më të pëlqyer për publikun, të cilët ishin partner jo vetëm në jetën personale por dhe atë profesionale.  Thashethemet se marrëdhënia mes çiftit ishte në krizë nisën ku në rrjetet e tyre sociale dy artistët nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin.

Burimet për “Prive” zbuluan asokohe se arsyeja e krizës në çift ka qenë dëshira për ta çuar lidhjen në një tjetër stad. Ata tregojnë se Dafina ka shprehur prej disa kohësh dëshirën e saj për tu bërë nënë por mesa duket Dj Geek nuk ka qenë ende gati për ta ndërmarrë një hap të tillë.

 

 

© Panoramaplus.al