Justin Timberlake dhe Jessica Biel nuk mund t’i mbanin duart larg njëri-tjetrit ndërsa po shijonin një ditë relaksi në Sardenjë.

Dyshja u panë duke në momente romantike teksa Timberlake, i dhuronte puthje gruas së tij prej gati 10 vitesh, ndërsa i prekte të pasmet.

Biel ekspozoi format e saj me një bikini minimaliste me print leopardi me bel të lartë dhe një kapele të zezë.

Këngëtari i “Mirrors” ishte i mbuluar me një këmishë të zezë me mëngë të gjata dhe pantallona noti jeshile, të cilat i kombinoi me një kapelë jeshile.

Çifti shijoi ujërat tropikale – dhe njëri-tjetrin – ndërsa po ecnin me vozitje përpara se të niseshin në breg për ushqime të lehta dhe krem kundër diellit.

Dyshja nisën lidhjen në janar 2007 dhe u martuan në tetor 2012 në një ceremoni luksoze në Itali. Që nga dasma e tyre, Biel tha se ata kanë duruar shumë “ulje dhe ngritje”, më së fundi kur Timberlake u fotografua duke u kapur për dore me yllin e tij “Palmer” Alisha Wainwright në nëntor 2019.
Çifti ndan dy djem, Silas dhe Phineas, këtë të fundit e mirëpritën fshehurazi në korrik 2020.


