Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa ështqë një ndër personazhet më të dashura për publikun.

Artistja është treguar gjithmonë e rezervuar në lidhje me jetën e saj sentimentale por ‘Arkiva News’ ka publikuar së fundmi disa foto dhe video të Enedës ku shihet krah një mashkulli misterioz.
Duket se këngëtarja i ka dhënë fund beqarisë dhe tashmë po del hapur në publik me partnerin e saj të ri.

Redaksia e ‘Arkiva News’ ka mundur të zbulojë identitetin e partnerit të këngëtares. Ai quhet Gent Lasku, profesioni i të cilit është basketbollist.

Basketbollisti i njohur gjithashtu është fotografuar dhe në evenimente të tjera bashkë me Enedën.
© Panoramaplus.al

