6 Janar, 2022

Puthje e përqafime/ Momente pasionante mes Einxhel Shkirës dhe Dj Dagz, kalojnë natë romantike dhe të “nxehtë” në suitën luksoze


Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, kanë kaluar disa momente romantike mbrëmjen e djeshme në suitën luksoze brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Ata kanë kaluar disa momente intime në vaskë duke u puthur dhe përqafuar me njëri- tjetrin. Tani mund të themi se dyshja u bë çifti i tretë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Mesa duket Einxheli u çlirua nga sikleti dhe “barriera” që kishte krijuar ndaj ndjenjave për Dj Dagzin, mbas video- mesazhit nga motra e tij, Aurora, e cila e mbështeste moderatoren dhe e cilësoi si një vajzë shumë të fortë.

Ajo është shprehur në fillim se nuk do të donte që të tjerët ta shikonin këtë anë të sajën dhe se nuk ishte e sigurt në marrëdhënien e saj me Dj Dagz.

© Panoramaplus.al