21 Shkurt, 2023

“Puthja në buzë do vijë kur…”- Kristi dhe Kejsi flasin për marrëdhënien e tyre dhe ndjenjat që kanë për njëri-tjetrin! Shuajnë dyshimet a po bëjnë lojë


Një çift i ri duket se po lind në Big Brother VIP. Kristi dhe Keisi kanë shprehur pëlqimin për njëri-tjetrin. Madje sot ata kanë folur edhe për puthjen, që siç thotë Kristi do të vijë në një moment më ideal.

KRRRRRR

Mendimi pro dhe kundër tyre dhanë jo vetëm banoret e eliminuar, por edhe opinionistët.

Keisi: Ndihem mirë. Këto ditët kanë qenë shumë të bukura. Kam qenë pak e hutuar. Kam qenë e qetë, nuk më bëjnë përshtypjet debatet. Kjo gjëja e bukur me Kristin…

Kristi: Mendoj që puthja në buzë do vijë në një moment më ideal, kur ta ndjejmë edhe më shumë.

Zhaklin: Mua më pëlqejnë shumë. Janë shumë të ëmbël. Mendoj se e gjitha ka lindur një ditë në verandë duke pirë qumësht.

Keisi i dha mundësinë Kristit që të jetë më shumë burrë. Ai pati mundësinë t’i tregonte më shumë publikut për veten. Unë i’u shoh shumë mirë bashkë. I kërkoj banorëve të tjerë që ta lënë këtë dashuri të triumfojë, mos të bëjnë presione.

Arbër: Edhe mua më pëlqejnë. Do më vinte keq që prej disa banorëve të ngrejnë dyshime. Ai qejfi i fillimit mes një çifti është më i bukuri, mos  i’a prishni.

 

© Panoramaplus.al